Vlorë, vrojtuesit e plazhit mungojnë, qytetarët ndihen të pasigurt

Në Vlorëmungojnë vrojtuesit e plazhit, jo vetëm në hapësirat publike të qytetit të Vlorës,por edhe në subjektet private, teksa mungesa e tyre ka bërë të ndihen tëpasigurt edhe pushuesit e shumtë që zgjedhin Vlorën.

Pasankesave të shumta të ardhura nga pushuesit, por edhe vetë vrojtuesve tëplazhit për kullat e rojës në Vlorës, pasi janë në distancë të largët nga bregudhe nuk u japin kohë vrojtuesve të veprojnë, ka ndërhyrë bashkia e qytetit të Vlorësduke instaluar kullat e reja të rojës, në vijën e parë bregdetare të plazhit.

Ndërkohë,në Vlorë është shënuar pak ditë më parë edhe viktima e parë e sezonitturistik, teksa një 72 vjeçar humbi jetën pranë plazhit tek "Ishshkolla e Marinës" pasi pësoi arrest teksa notonte në ujw.

Ngaana tjetër, në Vlorë edhe për këtë vit përgatitjet për sezonin turistik, ashtusi edhe vjet, janë tej mase me vonesë, shkak është bërë pandemia botërore e covid19, teksa në plazhet publike të qytetit, por edhe 90 % të subjekteve privatemungojnë vrojtuesit e plazhit.  

Qytetarëtvlonjatw, pushuesit nga qytete të ndryshme, por edhe turistët rezident prejvitesh jasht vendit e  pranojnë faktin se në Vlorë mungojnë vrojtuesite plazhit, teksa sipas tyre ky fakt i bënë të ndihen çdo ditë që pushojnë tëpasigurt për jetën e tyre.

Përmungesën e rojeve të plazhit qytetarët fajësojnë pushtetinvendor të Vlorës i cili nuk kryen inspektimet e nevojshme për mungesën e tyre.

Disaprej tyre humbjen e jetës së 72-vjeçarit pak ditë më parë e kanë parë me sytë etyre teksa askush nga ata s'ka mundur ta ndihmonte, sipas qytetarëve nëse do tëkishte vrojtues plazhi 72-vjeçari do të mund të shpëtonte, pasi askush nuk iadha ndihmën e parë.

PërparimKambetaraj, personi i cili stërvit çdo vit aspirantët e ardhshëm për vrojtuesite plazhit shprehet se ka një neglizhencë të madhe të personave që duan tëtrajnohen për roje plazhi edhe pse kjo është një punë e mirëpaguar.

Kambetarajtregon edhe rreth problematikës që çdo vit janë të pakta subjektet që marrin njëvrojtues plazhi të licencuar sado që është një prej kërkesave kryesore për çdosubjekt që do të ketë plazh.

Sipas Kambetarjt shumica e rojeve të plazhit largohen jashtë vendit, kryesisht në Greqi shkak edhe të punës së mirëpaguar por edhe se në vendin tonë përveçse vrojtuesit të plazhit bëjnë edhe punë të tjera.