Ekspertët harrojnë të vlerësojnë dëmet, familja e Neseret Musollarit: Po na rrezikohet jeta

Pas tërmetit të 26 nëntorit grupe të ndryshme meekspertë dolën për të verifikuar dëmet e banesave. Por për familjen e NeseretMusollarit në lagjen Zenelaj të sharrës nuk janë kujtuar. Familja me 5 anëtarëshprehen se janë ankuar dhe se nuk janë kujtuar për to ndërsa vijojnë tëqëndrojnë në banesën e dëmtuar duke rrezikuar jetën.

Tërmeti i nëntorit shkatërroi me qindra banesa jo vetëm në kryeqytet por nëtë gjithë vendin. Ekspertët filluan punën për vlerësimin e banesave.

Por për familjen Neseret Musollarit në lagjen Zenelaj të sharrës nuk janëkujtuar.

"Ekspertë nuk më kanë ardhurasnjë. Nuk më kanë thënë mos u fut. Unë e kam bërë kërkesën nga e para"

Kadia kryefamiljarja shprehet se tërmeti ia dëmtoi shtëpinë . Është ankuarpor deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

"Shtëpia nuk ka fare kolona,ka vetëm blloqe. Kërkojmë që të na shikojë shteti."

Thotë se deri në momentin që u qetësua toka jetoi tek vjehrra.

"Çadër nuk mora, jetova tevjehrra, derisa nuk ndiemë më tërmet."

Së bashku me bashkëshortin vendosën që të kthehen në shtëpinë që patënndërtuar, shtëpi pa kolona që është dhe e plasaritur.

"Kaluam këtej se nuk kam kurri te vjehrra se janë 7 anëtarë dhe prandaj erdha këtu."

Kërkon ndihmë nga shteti që ti japë drejtim problemit të saj pasi urrezikohet jeta asaj bashkëshortit dhe tre vajzave të saj.