Kaluan në kufi 16 emigrantë, prangosen 2 persona në Korçë
Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, policia e Korçësprangos 2 persona.
Ata janë kapur në flagrancë duke u dhënë ndihmë 16 shtetasve tëhuaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
“Strukturat për Hetimin eKrimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me PolicinëKufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e PolicisëPogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rasttë veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, përkalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejtvendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancëi shtetasve: – Bujar Jakupi , 41 vjeç dhe Fadil Sahiti ., 48 vjeç banuesnë Prishtinë, Kosovë.” – njofton policia.
Këta dy shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore nëafërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin minibus tip“Benz”, në drejtim të Prishtinës, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëvekundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.