U ofruan ryshfet policëve, arrestohen 2 persona në Korçë
Goditen dy raste tëmitdhënies në qytetin e Korçës.
Policia kaarrestuar në flagrancë dy persona të cilët tentuan të korruptonin punonjësit epolicisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative.
Ndërkohë, njëriprej tyre ushtronte shërbimin taksi e palicencuar dhe tjetri drejtonte mjetinpa rrip sigurimi.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim tëkontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanëgoditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim mespecialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dyshtetasve konkretisht: E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit tëquajtur "Kryqëzimi i Zëmblakut", ky shtetas është kapur me mjetin etij tip "Benz", duke ushtruar pa licencë shërbimin taksi, i cili përtë shmangur masën administrative, iu ka ofruar ryshfet punonjësve të policisë. E.H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuarmjetin tip "BMË", pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për tëshmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.” - njofton policia.
Nga ana tjetër,gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë:
Janë proceduarpenalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale"Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe një tjetër për"Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndajurdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Janë pezulluar 7leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripittë sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit tëmjetit.
Në akset nacionalepor edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullavetë Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të automjeteve që vijnë me turistë,parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdorast bllokimi.