Berisha: ‘Çimka’ filmoi pamje komprometuese në zyrën e Tahirit, u fshinë
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me kallëzimin në Prokurori të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me një pajisje përgjimi të zbuluar në zyrën e tij.Duke cituar oficerin dixhital, Berisha thotë se Tahiri e dërgoi kallëzimin në Prokurori pasi për 1 javë rresht fshiu dhe manipuloi të gjitha videot e regjistruara nga “Çimka”.Madje, Berisha shkon më tej kur deklaron se sipas oficerit dixhital, pamjet e regjistruara janë më të fëlliqura se ato të Shukri Xhelilit, ish-kreu i Bashkisë Peshkopi.Berisha citon oficerin dixhital:Saje qorri dërgoi sot ne prokurori pasi për 1 javë rresht fshiu dhe manipuloi te gjithë videot e regjistruara në "Çimkën" qe i kishin vendosur ne zyre. Me këtë rast i bej thirrje prokurorit te përgjithshëm të kontraktoje për ekspertize kompaninë me te fuqishme te fushës për të rikuperuar te gjithë pamjet e regjistruara në zyrën e Saje qorrit, te cilat do t'u provojnë shqiptarëve serinë e skandaleve në zyrën e tij, disa prej te cilave sipas oficerit dixhital janë aq të fëlliqura saqë Xhelili i bashkisë duket lule në krahasim me histerikun e ministrisë!
/Ora News/