Trashëgimia, Fondi Shqiptaro Amerikan financon për të rinjtë shqiptarë
“Novatorët e kulturës udhëheqin ndryshim” është projekti i finanuar nga fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim i cili synon nxitjen e të rinjve për të nisur sipërmarrje krijuese në fushën e trashëgimisë kulturore.Për kreun e fondacionit shqiptaro-amerikan për zhvillim Micheal Granoff Shqipëria është nje vend me potenciale të mëdha në fushën e trashëgimisë kulturore si dhe talente të shumta të cilat duhet të shfrytezohen e për këtë ai kërkoi mbështetje jo vetëm nga qeveria por edhe vetë shoqeria.Micheal Granoff: Roli i trashëgimisë kulturore është i rëndësishëm. Kjo fushë është identifikuar me talenter të fjetura të cilat kanë nevojë për nxitje. Partneriteti është i rëndësishëm jo vetëm me qeverinë bizneset por edhe qytetarët. Për të sjellë nxitje në fushën e trashëgimisë ka nevojë për rishikim të ligjit.E pranishme në aktivitet ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vuri në dukje se përpos akuzave popitike partneriteti public privat është mjaft iI frytshëm për të mos lënë sektorë si ai i trashëgimisë kulturore në harresë.Në të njëjtën linjë ishte edhe krybashkiaku Veliaj për të cilin qyteti ka nevojë për më shumë urbanizim I cili rritet edhe falë artit e kulturës:Kumbaro: Në këto tre vite eksperiencë e shoh dhe gjithmonë e më shumë nuk shoh njerëz ta kundërshtojnë sepse nuk japing alternativë tjetër që të ketë një mënyrë tjetër më të mirë sesa PPP.Veliaj: Kemi kaluar pjesën e parë të diskutimit dhe të pjekurisë, pra nga hysteria ku duam bukë dhe cirk, ke një moment më i pjekur. pra nu jetohet vetëm me bukë, por jetohet edhe me art dhe kulturë.Projekti “novatorët e kulturës udhëheqin ndryshim” vjen si bashkëpunim me fondacioni shqiptaro amerikan për zhvillim I cili do të investojë 120 mijë dollarë dhe salzbuirg global seminar dhe synon të përfundojë brenda tre viteve.