Greqi, arrestohen tre shqiptarë për kontrabandë duhani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2016, 17:38
Tre shqiptarë u arrestuan nga policia greke në fshatrat e Kavallës në kuadër të kontrolleve kundër kontrabandës së duhanit.Shqiptarët e arrestuar janë të moshës, 54, 35 dhe 20 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të ligjor doganor.Shqiptarët u arrestuan në tre aksione të ndryshme. Të arrestuarit u dërguan pranë prokurorit publik të Kavallës, ku edhe u morën në pyetje. Duhani që ju kap shqiptarëve nuk ishte në sasi të mëdha.Për shkak se duhani kushton shtrenjtë në Greqi, shpesh emigrantët shqiptarë e blenë atë në vendlindje e tyre duke e transportuar fshehtas në vendin fqinj./Ora News/