"Drejtësia", Meta: Ta miratojmë brenda qershorit. Reforma zgjedhore jo në minutën e fundit

Lëvizja Socailiste për Integrim ripërsërit apelin për miratimin sa më parë  të reformës në drejtësi. Duke folur në Mblehdjen e Komitetit Drejtues të LSI, kryetari Ilir Meta iu referua edhe deklaratës së komisionerit Hahn, kur tha se reforma duhet të miratohet brenda qershorit përndryshe kjo do t'u kushtonte shumë Shqipërisë.Ilir Meta: Do të doja të ritheksojë qëndrimin e LSI për reformën në drejtësi , me këtë rast mbështes deklaratën e komisionerit Hahn i cili pasi ka vlerësuar punën që është kryer nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, punën e bërë nga EURALUIS dhe OPDATE. Komisioni i Venecias kërkon dhe nxit klasën politike shqiptare të përfundojë km e fundit për miratimin në parlament të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Unë dua të theksoj se miratimi i shpejtë i saj dhe angazhimi për zbatimin e kësaj reforme mbeten prioriteti ynë i rëndësishëm dhe për këtë angazhimi i LSI është i palëkundur dhe është në vijën e parë të miratimit, jo të vonimit, jo të preteksteve, jo të vonesave dhe jo të kalkulimeve paritiake sepse LSI mendon dhe beson që miratimi i kësaj reforme është një detyrë kombëtare. Është përgjegjësi që duhet përmbushur për interesin e qytetarëve tanë.  Për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë një shqetësim për qytetarët por që janë pengesë për zhvillimin e vendit dhe për integrimit në vend.20 votat e LSI nuk janë nga sot për këtë reformë, por janë prej disa javësh. Ndaj shpresoj se të gjitha forcat politike, palët politike të miratojnë këtë reformë dhe për ne çertifikimi i kësaj reformë është i majftueshëm që të marrë votat tona, por jo vetëm tona por edhe votat e të gjithë kuvendit.Është një pengesë e madhe mosbesimi që ekziston mes palëve, unë besoj se standardet që ofron Venecia dhe standardet që ofrojnë zgjidhet e EURALUIS dhe OPDATE për ti dhënë jetë kësaj reformë në parlament brend qershorit sepse cdo vonese do të ishte e kushtueshem për rrgën drejt BE.Duke folur për dekriminalizimin, pas publikimit të formularëve, Meta tha se personat me rekorde kriminale nuk kanë më vend në zyrat dhe postet publike.Ilir Meta: Reforma në drejtësi vjen pas miratimit të legjislacionti për dekriminalizimin, i cili ka dhënë efektet e para dhe për të cilin qëndrimi i LSI ka qenë dhe mbetet i prerë dhe i qartë për zbatimin e plotë, të thellë dhe paekuivok të këtij legjislacioni, dnaj cilido qoftë në LSI apo forca të tjera politike.Elementë me rekorde kriminale nuk kanë vend në zyrat publike dhe poste publike. Shqipëria meriton të hyjë në një fazë të re të standardeve të integritetit për përfaqësuesve publik. Ky është një borxh që i kemi qytetarvë duke patur parasysh edhe shfaqjet e shëmtuara kohët e fundit.Nga ana tjetër Meta apeloi që edhe reforma zgjedhore duhet të miratohet sa më parë dhe nuk duhet lënë për në minutën e fundit në mënyrë që aktorët të jenë të pregatitur për rregullat e lojësIlir Meta:  Reforma në drejtësi dhe vazhdimi pa pengesa dhe vonesa i procesit të dekriminalizmit duhet të shoqërohet me reformën zgjidhore duhet bërë tani dhe jo në minutën e fudnit në mënyrë që aktorët të jenë të pregatitur për rregullat e lojës, në mënyrë që këto standard të jenë të barabarta për të gjithë në mënyrë që vota të jetë e pacënueshme.Ndërkohë Komiteti Drejtues Kombëtar vendosi që zgjedhjet për kreun e LSI të mbahen më 30 Tetor ndërsa në 12-13 Nëntor do të mbahet Konventa Zgjedhore. Gjatë mbledhjes u vendos ndarja e funksioneve ministrore me ato partiake dhe për pasojë Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha nuk do të jenë më nënkryetar të LSI. ata u zëvendësuan nga Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.