Balla: Prokuroria të hetojë Flamur Nokën, PD: Nuk ka kryer krim

Dekriminalzimi vijon të jetë debati kryesore mes mazhorancës dhe opozitës.  Një ditë pasi socialistët i kërkuan zyrtarisht prokurorisë  që të hetojë rastin e deputetit  demokrat Flamur Noka i cili akuzohet se ka fshehur faktin që ka qenë i ndaluar në Ish-Jogusllavi, deputeti Taulant Balla, tha se duhet të hetohen të gjithë deputetët dhe zytarët që kanë fshehur të dhëna në vetëdekrlarim përfshirë këtu ish-kryeministrin Sali Berisha.Balla: Kjo është një procedurë që ne do ta ndjekim edhe për disa raste të tjera, për deputetë apo përfaqësues të qeverisjes vendore të PD rreth të cilëve kemi mbledhur informacion për të komplentuar dosjen që do ti dorëzohet prokurorisë.Vetë Taulant Balla, por dhe disa deputetë të tjerë socislitë,  nuk e kanë deklaruar në formularë, se janë  denuar nga gjykata për shpifje. Këtë Balla e arsyeton kështu:Balla: Qoftë deputetë, qoftë ministra kur atakohen në gjykatën e shkallës së parë për shpifje procedimi konsiderohet civile, nëse i drejtohet gjykatës së lartë është penale. Në asnjë nga rastet që ju cituat nuk ka qenë një vepër penale.Pas kësaj deklarate ka reagi Partia Demokratike me anë të një njoftimi për shtyp, ku shpjegon se  Flamur Noka nuk është ndaluar se ka kryer krime por për shkak se nuk i është bindur regjimit të asaj kohe dhe nuk përfshihet si vepër ndaluese në ligjin e  dekriminalzimit.  Gjithashtu selia blu, nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka,akuzoi kryeministrin si mbrojtës të krimineleve në pushtet.Paloka: Ai nuk do te qeverisë, por të sundojë me forcë, dhunë dhe terror sic po sundon. Për këtë i duhen trafikantët tutorët dhe vrasësit.