Ministri i Jashtëm pritet nga Papa Francesku
Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Vatikanit, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvillloi një takim në Selinë e Shenjtë. Gjatë qëndrimi atje, ministri Bushati u takua me homologun e tij Mons. Paul Richard Gallagher, si dhe pati një audiencë me Papa Franceskun. Ministri Bushati, i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit shqiptar.Edhe në takimin që pati me homologun Mons. Gallagher, Ministri vlerësoi jehonën dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Atit të Shenjtë."Shenjtërimi i Nënë Terezës në shtator të këtij viti dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës katolike shqiptare nga Papa Francesku përbëjnë frymëzim për të gjithë shqiptarët dhe forcojnë marrëdhënien tonë të privilegjuar me Selinë e Shenjtë" u shpreh Ministri Bushati.Gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi rolin stabilizues të Shqipërisë në Rajon, vëmendjen e veçantë të Vatikanit për proceset integruese të të gjitha vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën, por edhe mbi aktualitetin ndërkombëtar.Bushati zhvilloi një takim edhe me Komunitetin shqiptar në Itali të cilët i falenderoi për kontributin që kanë dhënë në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.Një ditë më parë, në Romë u zhvillua takimi i shqiptarëve të Italisë, nën kujdesin e ministrit Bushati.