PS “zapton” Kuvendin, Blushi dhe Hafizi zëvendësojnë opozitën
Debatet e së enjtes mes demokratëve dhe socialsitëve janë zëvendësuar sot me përplasjet me socialistëve dhe socialistëve. Ka qenë Ben Blushi që i hodhi benzinë zjarrit duke folur për degradim të PS, në ditët kur po organizohet për krijimin e partisë së tij.Blushi: Nëse socialist do të thotë të jesh si Elvis Rroshi, Koco Kokëdhima, Armando Prenga, Arben Noka, apo Shukriu unë nuk jam socialist. Por pyetja kush është ? I njohur në publik si ish mik me Blushin ministri i Brendshëm u deklarua i prekur nga fyerjet e kolegut që nuk është më socialist, sic u shpreh Tahiri.Tahiri: Është një gjë ta dëgjosh nga Saliu dhe opozita se atyre u duhet dhe pjesa e të bërit politikë pa asnjë lloj kufiri moral, por jo nga ty. Dhë të thuash që nuk jam socialist se socialistët mbrojnë kriminelët unë këtë nuk e pranoj, ndjehem i fyerBlushi: Nuk ka ardhur koha, asnjë nga ju dhe as më pak ti Saimir të më tregosh mua kush është socialist.Teza se Blushi nuk është më socialist u mbështet dhe nga minsitri i Financave Arben Ahmetaj, i cili i përmendi Partinë e Re, që ai bashkë më Mimoza Hafizin po e konsultojnë mes socialistëve të pa kënaqur.Ahmetaj: Mos e shkelmo “vesin” që ka kjo parti dhe kjo qeveri. Vesin e ndryshimit të të bërit reformë.Në përgjigje të Ahmetaj, Blushi, zbuloi dhe një pjesë të planit që ai ka përtej Partisë Sociaslite.Blushi: Në pak miq e kemi rrëzuar Saliun me një gazetë. Për të rrëzuar Rilindjen do bëj edhe më pak, por vetëm me një fjalë sikur të kem mundësi do ta përdor për të rrëzuar Rilindjen sepse nuk ka asnjë ndryshim nga Saliu.Në diskutime dhe replika u përfshi dhe deputetja Mimoza Hafizi,e cila tha se qeveria ka devijuar programi që u votua ne vitin 2013Hafizi: Nëse ka njerëz që kanë devijuar është Sajmiri me shefin e vet le ta ndajnë me njëri tjetrin si rilindas kush është faji. Një gjë është e sigurt ky nuk është më mentaliteti im politik.Këmbëngulës ishte Braçe me kërkesën e përsëritur për të respetkuar rendin e ditësBraçe: Do t’iu kërkoja me shumë modesti që të hyjmë në rendin e ditës.Ish-aleati, Vangjel Dule, kërkoi gjithashtu respektimin e rregullores në vend të zëvendësimit të Kuvendit me sallën e Asamblesë SocialisteDule: Juve jeni në të drejtën tuaj absolute t’i vërsuleni sepse ka bëtë gabimin më të madh të jetës së tij politike, ka mbetur socialist dhe nuk pranoi të bëhej rilindas alla Rama. Këtë ju nuk do tja falni, por një këshillë miqësore për të gjithë ju, zoti Blushi e ka ngritur stekën në nivelin e kryeministrit tuaj si për nga gjatësia fizike edhe politike. Mos u përpiqni të ballafaqoheni më te se deri më sot e keni kaluar stekën nga poshtë dhe kjo nuk ju nderron.Edhe pse maxhoranca ka kritikuar opozitën se i devijon seancat e së enjtes sipas axhendës partiake, replikat e nxehta sot në Kuvend dëshmuan se ky parlament e ka të vështirë të ndjekë rregulloren dhe rendin normal të punimeve.