Trafiku i kokainës në Rodhos, 38 vjeçari shqiptar në burg por mohon akuzat
Një 38 vjeçar i arrestuar muajin e shkuar për trafikun e drogave të forta në Rodhos të Greqisë u la në burg.Shqiptari me inicial K.M konsiderohet si “truri” i bandës që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të njëjtën akuzë, në burg është edhe një 37 vjeçar shqiptar me inicial B.D, i cilësuar si “Spartani”.Ata u arrestuan më 15 maj të këtij viti, bashkë me një shtetas ukrainas, i cili shërbente si korrier droge. Aktualisht, 38 vjeçari ndodhet në burgun e Patras.Shqiptari kishte rolin kyç bashkë me “Spartanin”, për sigurimin, koordinimin dhe shpërndarjen e kokainës në ishullin e famshëm grek.Droga shpesh vinte nga porti, por edhe nga qytete si Athina. 38 vjeçari ka mohuar akuza përpara gjykatës. I njëjti mohim është bërë edhe nga shqiptari tjetër.Dëshmitë e 23 vjeçarit nga Ukraina, i cili zbuloi lidhjet e trafikut çoi në arrestimin e shqiptarëve./Ora News/