Presidenti Nishani merr një mesazh falënderimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2016, 18:05
Presidenti Nishani merr një mesazh falënderimi nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku pas urimit që kreu i shteti i ka bërë për trevjetorin e zgjedhjes në Fronin e Pjetrit.“Ju falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e trevjetorit të zgjedhjes sime në Fronin e Pjetrit! E vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar si dhe ndjenjat që shprehni.Duke ju siguruar mbi lutjet e mia për Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin e Shqipërisë, ju shpreh njëkohësisht bekimet e shenjta për paqe dhe gëzim!”