Idrizi i kërkon Bushatit të mbajë qëndrim të prerë për çështjen Çame

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet,  ka kërkuar  shpjegime nga  Minsitri  i Jashtëm Ditmir Bushati,  në lidhje me arsyet e vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri të hënë datë 6 qershor.Kryetari i PDIU-së, Idrizi, kërkoi nga diplomacia shqiptare që të mbajë qëndrime të prera në lidhje me çështjen çame dhe ti këkrohet  Greqisë të heqë dorë nga ligji i luftës.Idrizi: Dhe unë kërkoj dhe mendoj që nëse do të ketë një traktakt të ri miqësie të parashikojë mekanizma të zbatimit real dhe të shpejtë të kuadrit të lirive dhe të drejtave reciproke në vendin tonë. Por ka një zgjidhje të thejshtë Greqia, nëse nuk do të bëjë bnujë, apo nëse nuk do të na vendosë në pozita të privilegjuara ne shqiptarët të amendojë ligjin e riatdhesimit të refugjatëve të vitit 1971 që diskriminon ata ish-shtetas grekë që nuk kishin kombësi greke.Në përgjigje të shetësimit të  PDIU, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh i gatshëm për çdo lloj komunikimi lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se tashme në mardhënjet me Greqinë nuk ka asnjë cështje tabu për tu diskutuar.Bushati: Besoj se biem dakord që origjina e paketës së paadresuar është ligji i luftës, megjithë efektet politike dhe juridike që pati sjellë por edhe me një situata absurde ku shqiptarët dhe grekët ulen në një tryezë të përbashkët, sic është tyreza e NATO-s.Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, që në thelb të programit saj ka çështjen çame, i kërkoi dhe ministres së Arsimit,  Lindita Nikolla, sqarime për menyrën se si trjatohet historia e çamërisë në teketet shkollore.Idrizi: Nëse është e vërtetë që ju keni thënë që vendi që do të zërë çështja çame në historin e Shqipërisë është subjekt i komisionit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe i kemi cuar propozimin palës grekë për të na i sjellë nën dorë, kjo është e papranueshme.Nikolla: Deklaroj në përgjegjësinë time që nuk ka asnjë të vërtetë që unë të jem shprehur për çështjen çame ashtu si ju e thatë.