Plani Urbanistik në Himarë, prezantohet te grupet e interesit dhe qytetarët

Bashkia e Himarës ka prezantuar planin urbanistik të zonës bregdetare. Para grupeve të interesit dhe qytetrave, janë diskutuar disa cështje si ruajtja e zonave të mbrojtura, apo simbolikat e qytetit. Projekti për planin urbanistik të vijës bregdetare, aktualisht është në fazën e diskutimeve.Bashkia e Himarës sëbashku me dy kompani konsultente kanë nisur konsultimet me qytetarë dhe grupe të interesit për projektin e infrastrukturës në zonën bregdetare.Në takimin për caktimin e piketave për nisjen e investimit në territorin e Himarës, u diskutua mbi kriteret për restaurimin e zonave të mbrojtura historike.Por qytetarët dhe grupet e interesit, kërkuan më shumë informacion për projektin e planit urbanistik të bashkisë bregdetare.Projekti urbanistik për bashkinë e Himarës, është në fazën e dytë, atë të konsultimeve për vijën bregdetare, faza e parë konsistoi në sistemimin e fasadave, dhe shembjene  disa banesave të vjetra apo shtesave që binin ndesh me projektin, e financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit.