​Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj rikthehet ministër i Punëve të Jashtme

Nën-kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Hajredin Kuçi do të jetë zv. Kryeministri i Kosovës si dhe Ministër i Drejtësisë, ndërkohë që deputeti Enver Hoxhaj i PDK , do të rikthehet në qeveri si Ministër i Punëve të Jashtme.

Ka qënë ky vendimi i marrë pas një mbledhjeje të mbajtur mes dy partive të koalicionit qeverisës në Kosovë, PDK dhe LDK. Krerët e këtyre forcave politike, respektivisht Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, e përcollën lajmin përmes një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qënë edhe më parë Ministër i Punëve të Jashtëme, teksa e ka mbajtur ëktë post që prej 22 shkurtit të vitit 2011, e deri më 12 dhjetor të vitit 2014. Krerët e partive të koalicionit qeverisës, Veseli e Mustafa, kanë diskutuar edhe në lidhje me një sërë ndryshimesh në qeveri, por në bazë të deklaratave të tyre, ata nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Në mbledhjen e mbajtur, përfaqësuesit diskutuan edhe një sërë reformash që pritet të ndërmerren në të ardhmen, ku prioritet ësthë caktuar zhvillimi i ekonomisë.