Mafia shqiptare po tmerron Holandën, kryeqendra e saj Roterdami

Vrasës, trafikantë droge, grabitës dhe pastrues parash. Kështu e nis artikullin e saj revista holandeze "Revu", e cila thekson se ndikimi i mafies shqiptare në botën e krimit në Holandë po bëhet gjithnjë e më i madh.Policia shpreh shqetësimin për grupet jashtëzakonisht të dhunshme të shqiptarëve, të cilët tregojnë një ekspansionizëm të frikshëm.Ata janë aktivë në të gjithë vendin, siç thekson artikulli, por Roterdami është kryeqendra e tyre, teksa përpiqen për të zgjeruar territoret.Në Roterdam ndodhet porti më i madh i vendit dhe prej andej kryhet edhe trafiku më i madh narkotikëve nga Amerika Latine. Sipas revistës, studiuesit e krimit të organizuar ndërkombëtar i cilësojnë shqiptarët si "shumë të dhunshëm".Gazetari i revistës bashkëbisedon me një shqiptar i quajtur Njazi, i cili ka qenë i dënuar më herët në një burg gjerman për kultivim droge, veçanërisht marijuanës.Aktualisht, ai jeton në një fshat në Holandë dhe rrëfen historinë e tij, duke theksuar se lirinë çmon mbi gjithçka. Shqiptari është mes të 30-ve dhe se që në moshë të re është përfshirë në krime të ndryshme.Aktivitetin e ka nisur fillimisht në Shqipëri dhe më pas e ka vazhduar në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Ai ka kaluar disa vite prapa hekurave, teksa thekson se “burgu në Shqipëri është më i vështiri”. Artikulli thekson se kur Shqipëria ishte në buzë të humnerës në vitin 1997,  Njaziu ishte adoleshent, çka e detyroi të ndërmerrte rrugën e krimit./Ora News/