Trafikanti i lartë shqiptar i kokainës, i gatshëm për të blerë sasi të mëdha droge
Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane dy ditë më parë me një sasie të madhe droge.Mediat italiane ka zbuluar të tjera detaje nga hetimet që çuan në arrestimin e shqiptarit Dorian Konti, i cili u prangos në Padova, ku edhe jetonte.Megjithëse shqiptari ishte arrestuar edhe më herët, me t’u liruar kishte nisur sërish të njëjtin aktivitet. Policia vendase e ka mbajtur atë nën kontroll të vazhdueshëm, ku edhe nisën hetime të mëtejshme përveç se në Itali, edhe në Shqipëri.Shqiptari e kishte transformuar apartamentin ku banonte në një rafineri të vërtetë të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës. Sipas hetimeve, Konti nuk mund të lihej pa u vënë re për shkak se cilësohet se ishte një trafikant i nivelit të lartë, në gjendje për të blerë sasi të mëdha droge.Gjatë aksionit për arrestimin e tij u sekuestruan 11 kg drogë kokainë dhe heroinë, që mund të ndahej në 5311 doza për shitje si dhe u konfiskuan edhe 75 kg marijuanë, sasi e cila kap vlerën e miliona eurove.Sipas medieve lokale italiane, droga e gjitha kishte ardhur direkt nga Shqipëria dhe shqiptari i arrestuar nuk e kishte trafikuar vetë personalisht, të paktën këtë kanë zbuluar hetuesit.Megjithatë, 32 vjeçari kishte gjetur kanalet e duhura dhe korrierë të përpiktë që i sillnin atij sasisë e drogës për të furnizuar tregun e Padovas.[caption id="attachment_760614" align="alignright" width="332"]
Dorian Konti[/caption]Përgjimi i telefonit celular bëri të mundur edhe gjetjen e zonës ku shqiptari banonte.Pavarësisht se banesa e tij ishte kthyer në një qendër të vërtetë të tregtimit të drogës, fqinjët nuk kishin dyshuar aspak tek shqiptari, kjo edhe për shkak të metodës së tij për të mos rënë në sy.Gjatë kontrollit në makinë, shqiptarit ju gjetën edhe disa çelësa. Policia, pasi kishte identifikuar zonën ku banonte shqiptari, kontrolloi 181 dyer shtëpish ku edhe më pas u gjet dera e duhur. Pas hapjes, u zbulua edhe sasia e madhe e drogës./Ora News/