E gjithë Japonia në këmbë në kërkim të 7 vjeçarit

Kanë hyrë në ditën e gjashtë kërkimet për 7-vjeçarin e humbur në Japoni teksa shpresat se ai mund ti ketë mbijetuar motit shumë të ftohtë të ditëve të fundit dhe rrezikut të kafshëve të egra të pyllit janë zbehur.Djali u vogël u la në mes të pyllit nga pridnërit e tij, të cilët donin ta ndëshkonin për sjlljen e tij të keqe. Por kur ata u kthyen për të marrë fëmijën, ai nuk ishte më.I gjithë shteti është angazhuar në operacionet e  kërkimit  me forca ushtarake, ato policore dhe nga civilë gjithashtu.Pjesë e kërkimeve janë bërë edhe gjuetarët lokalë pas gjetjes së gjurmëvë të freskëta të arinjeve në zonë. Djali kishte veshur një tshirt dhe xhinse ditën kur prindërit e ndëshkuan në këtë formë pasi sipas tyre ai kishte hedhur gurë në drejtim të makinave dhe njerëzve.Lajmi ka bërë xhiron e botës, teksa në japoni edicionet e lajmeve përditësojnë në cdo moment kërkimet për 7 vjecarin. Zona ku djali ka humbur është shume e thellë, jo shumë e populluar dhe gjatë natës temperaturat ulën shumë./Oranews.tv/