Bllokohet liberalizimi i vizave për Gjeorgjinë, mund të ketë vonesa edhe për Kosovën
Vendet e Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord që të liberalizojnë vizat për Turqinë, duke ngritur shqetësimin se ky proces mund të zgjatet edhe për Kosovën, Ukrainën dhe Turqinë. Shtetet e BE-së janë të shqetësuara pasi gjykojnë se me liberalizimin e vizave, miliona qytetarë mund të udhëtojnë drejt vendeve antare të BE-së. Përfaqësuesit kanë kërkuar gjithashtu që Turqia të vijojë me implementimin e 72 kritereve të paracaktuara nga Bashkimi Europian. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë arritur që të bien dakord në lidhje me liberalizimin e vizave për Gjerogjinë për shkak të skepticizmit që në lidhje me emigracionin.Ekspertët janë shprehur se kjo lëvizje është një tregues i qartë se procesi mund të zgjatet edhe për Kosovën, Turqinë dhe Ukrainën.Vazhdimësia e Prishtinës zyrtare në këtë aspekt do të varet nga implementimi në Parlament i marrëveshjes së Demarkacionit të firmosur me Malin e Zi. Shtetet europianë janë të shqetësuara pasi gjykojnë se me liberalizimin e vizave, miliona qytetarë mund të udhëtojnë drejt vendeve antare të BE-së.Përfaqësuesit nuk ranë dakord për liberalizimin e vizave për Gjerogjinë, teksa përgjatë javëve të fundit kanë shprehur rezervat e tyre në lidhje me Turqinë. Zyrtarët kërkojnë që Ankaraja zyrtare të bëjë më shumë përpjekje për të plotësuar 72 kriteret e paracaktuara nga Bashkimi Europian.Turqia ka marrë kritika të shumta, sidomos për rrespektimin e të drejtave të njeriut, për lirinë e medias si dhe për ligjet e terrorizmit. Situata duket aspak e favorshme edhe për Ukrainën. Ministrat e BE-së do të mbajnë një mbledhje në Luksemburg përgjatë datave 9 dhe 10 qershor, për të marrë një vendim në lidhje me ëktë cështje./Oranews.tv/