Rama: Papunësia dhe rënia ekonomike, skandaloze

Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Traganit në Elbasan.Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se papunësia dhe rënia ekonomike është skandaloze dhe sipas tij është e nevojshme një rilindje ekonomike."Ndryshimin ne do ta bëmë bazuar në realitetet dhe në kontakt me ju. Ne do të punojmë ditë natë me ju, por edhe ju punoni ditë natë me ne, për të kaluar këtë periudhë të errët që e ka degraduar Shqipërinë” tha Rama.Rama gjithashtu u ka premtuar banorëve më shumë investime në fshat pas ardhjes në pushtet pas 23 qershorit."Problemi i fshatit sot është sepse është i vetëm. Ne do ta bëjmë shtetin aleatin tuaj, ne do ta bëjmë qeverinë partnerin e fermerit. Ashtu siç tregon eksprerienca nuk mund të ketë një kosto nëse shteti nuk është bashkëpunëtor me fermerin. Ne do ta heqim akcizën e naftës, pasi nuk mund të pranohet që fshatari ta marrë naftën më shtrenjtë” tha Rama.Kreu i opozitës  theksoi më tej se kryeministri Berisha nuk rimburëson pronarët e tokave ku ndërtohen rrugët ashtu siç nuk rimburëson edhe të sëmurët."Rrugët e Shqipërisë kanë mbetur rrugëve sepse nuk rimburson ata që shtrojnë rrugët. Me Saliun çdo gjë është mall, edhe drejtësia e shëndetësia është mall. Do themelojmë shërbimin kombëtar shëndetësor. Me ne shërbim shëndetësor falas, pavarësisht se je pa punë e i varfër" tha Rama.Rama shtoi më tej se Berisha po i gënjen shqiptarët për legalizimet duke theksuar për PS-së kjo çështje parësore.“Me Saliun duhen 165 vjet që të mbarojnë legalizimet. Shtëpitë pa leje nuk prishen. Kthimi i shtëpisë në një pasuri të patundshme një kapital që rrit edhe ekonominë familjare por edhe të vendit. Legalizimet për ne me interes social dhe me interes ekonomik, për ti kthyer këto investime në kapital me influencë në ekonominë kombëtare” tha Rama.