Shpejtësia e madhe u merr jetën dy të rinjve, ndahet në dysh makina

Dy të rinj kanë vdekur ndërsa 1 tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Shijak.Ngjarja e rëndë është shënuar tek “4 rrugët e Shijakut” ku një automjet me targa  DR 6165 D është përplasur me bordurën e rrugës dhe pasi ka bërë disa rrotullime ka marrë flakë duke u ndarë edhe në dy pjesë.Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy viktima, dy kushërinj të moshës 17 dhe 22 vjeç me mbiemër Qyrbja si dhe për një të plagosur rëndë por ende nuk dihet identiteti i saktë i tyre.Dyshohet se tre të rinjtë të cilët udhëtonin me makinën e aksidentuar ishin nën efektin e alkoolit.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.