Reforma në drejtësi, Ristani: Të miratohet një draft i denjë

Nga Malësia e Madhe ku pati takim me kryesinë e PD në kuadër të ristrukturimit të degës, Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani tha se politika duhet të miratojë një reformë të denjë në drejtësi. Koordinatori për qarkun e Shkodrës beson tek gjetja e dakortësisë me mazhorancën për draftin që ka paraqitur selia blu.Duke e vlerësuar shumë të rëndësishme për vendin, Partia Demokratike është e angazhuar që reforma në drejtësi të votohet sa më parë dhe denjësisht ashtu siç i takon një vendi aspirat për në BE. Me këto fjalë ju drejtua kryesisë së PD Malësi e Madhe, sekretari i përgjithshëm, njëherësh koordinatori për qarkun Shkoder Arben Ristani.Arben Ristani, Sekretar i Pergjithshem PD: Reforma në Drejtësi është në reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. PD është e impenjuar që reforma në drejtësi të bëhet shpejt dhe e denjë për një vend që aspiron të jetë vend anëtar në BE. Ne kemi bërë kudesin e duhur që reforma në drejtësi të jetë një reformë e plotë, por të jete e vlefshme dhe e thjeshte me një ligj të mirëaplikueshëm.Ristani beson tek gjetja e dakordësisë me mazhorancën për draftin që ka paraqitur selia blu.Arben Ristani, Sekretar i Pergjithshem PD: Besoj që dakordësia do të gjendet sepse ka një impenj të madh jo vetëm palëve në Shqipëri, pro edhe me ndërkombëtarët.Ristani, tha se demokratët nuk do tërhiqen nga drafti i tyre dhe reforma në drejtësi kërkon kohë dhe jo presion./Oranews.tv/