Protesta në Francë, demonstruesit vijonë të qëndrojë në Dongres
Anëtarët e Sindikatës së Përgjithshme të Punëtorëve në Francë që bllokuan një depozitë nafte në Dongres po përgatiten për një betejë të gjatë. Ata janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe vazhdojnë të bllokojnë punën në depozitë, madje disa prej tyre kanë marrë edhe fëmijët.Policia tentoi të thyejë bllokadën e protestuesve por pa sukses, teksa grevistët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë betejën e tyre deri në bllokimin e punës në një stacion nuklear. Kreu i kësaj sindikate Philipe Martinez deklaroi se greva dhe protestat do të vazhdojnë të paktën deri të dielën."Ne nuk duam të paralizojmë Parisin, nuk është ky objektivi. Këtu ka një qeveri e cila do të miratojë me forcë një ligj duke mos respektuar parimet e demokracisë. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve francez, por iu bëj thirrje të reflektojnë. Kjo është një betejë njësoj si ajo që bëmë para 6 vitesh në lidhje me moshën e pensionit "- u shpreh Martinez.Në krahun tjetër qeveria franceze këmbëngul se do t'i qëndrojë besnik versionit të vet në lidhje me reformat e punësimit dhe se megjithëse depozita e Dongresit është paralizuar, Franca ka rezerva të mjaftueshme nafte për të furnizuar vendin edhe për 3 muaj të tjerë. Reformat ligjore që kërkon të ndërmarrë kabineti qeveritar i japin të drejtën punëdhënësit të pranojë dhe të shkarkojë nënpunësit sipas dëshirës. Qeveria thotë se kjo lehtëson punëdhënësit dhe në këtë mënyrë ulet numri i të papunëve, por sipas sindikatës së punëtorëve, ky ligj nuk mbron aspak nënpunësit./Oranews.tv.