Vrasja në Itali, bashkëshortja e viktimës shtatzënë, në pritje të fëmijës së katërt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 10:57
Shqiptari Petrit Nikolli është vrarë me një plumb në qafë mbrëmjen e djeshme, 25 maj 2016, përballë një restoranti në Rivabella në Rimini.Në një video të postuar në youtube duket se të afërm të viktimës janë afruar pranë viktimës që ishte shtrirë në tokë.Edhe bashkëshortja, e cila është në pritje të fëmijës së katërt ndodhet rpanë viktimës. Mendohet se autorët janë arrestuar në Milano dhe se bëhet fjalë për një larje hesapesh.
