Arrestohen dy shqiptare në Milano, u kapën me 34 marijuanë
Policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar gjatë natës dy femra me kombësi shqiptare me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike.Në apartamentin ku banonin dy femrat shqiptar, në lagjen Greco të Milanos janë gjetur 34 kg lëndë narkotike e konfeksionuar në 23 pako marijuanë e 11 qese po me marijuanë por të mbyllura hermetikisht, si dhe 6 gramë kokainë.Lënda narkotike u gjet e fshehur në tavanin e banesëës në një vend të mbyllur me dry. Në apartamentin e tyre janë gjetur gjithashtu instrumenta të përdorura për konfeksionim e dozimin e drogës, si dhe disa telefona celularë.Arrestimi i dy femrave shqiptare u bë i mundur falë punës investigative të policisë italiane në terren, si dhe falë përgjimeve të lëvizjeve e aktivitetit të përditshmë të tyre.