Arrestohen 6 persona, u kapën me drogë dhe fishekë në afërsi të Rinasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 11:27
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona me precedent të mëparshëm penal në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Në kuadër të operacionit të koduar “Flash” u arrestuan:1-Elton Shera 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë;2-Fatjon Kulla 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë;3-Artan Kulla 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë;4-Algert Ziri 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë;5-R. C. 17 vjeç, banues në Fushë-Krujë;6-Isuf Tema 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë.Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.05.2016, në një lokal në afërsi të Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
- fishekë të kalibrit 7.62 mm;
- automjeti tip Benz me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri
- automjeti tip Benz me targë AA 242 MX , në pronësi të shtetasit Artan Kulla.
- 12 telefona celularë.
