Ekzekutohet shqiptari, babai i 3 fëmijëve, arrestohen autorët

Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në qafë në Itali. Petrit Nikolli rezident prej disa kohësh në Itali dhe profesion hidraulik është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.Shqiptari është qëlluar me pistoletë gjysmë automatik rreth orës 23.00 të një 25 majit 2016, në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri Spiaggia” .Vrasja-  Mediat lokale italiane informojnë se ka qenë ora 23:00 kur pranë viktimës është afruar nëj makinë nga e cila ka dalë një burrë, mendohet bashkëatdhetar. Fillimisht mes tyre ka pasur debat me fjalë më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik,  duke e qëlluar direkt e në qafë.Autorët dhe motivi i vrasjes-Hetimet e para të policisë italiane kanë verifikuar se 45 vjeçari shqiptar Petrit Nikolla është vrarë për motive familjare.Keqtrajtimi e dhuna fizike ndaj mbesës që ushtronte bashkëshorti i saj e ka detyruar Petrit Nikollën që pak ditë para ngjarjes të largonte nga banesa ku jetonte me të shoqin mbesën e tij. Ky fakt ka shkaktuar hakmarrjen e bashkëshortit e të familjes së tij.Policia italiane ka vënë nën pranga bashkëshortin e mbesës si dhe vjehrrin e saj si dhe vëllain tjetër.Autoret arrestohen ne Milano- Mjekët janë munduar të japin ndihmën e shpejtë por ka qenë e kotë. Pak orë më pas janë arrestuar në Milano autorët e dyshuar të krimit, 3 personaHetimet paraprake informojnë se vrasja është kryer për motive familjare, një larje hesapesh e ngjashme me rregullat e Kanunit.Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve,  më i madhi 15 vjeç,  dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.unnamed (1) unnamedvrasje 1 vrasje 2 vrasje