“Shqiponja” e Tuzit zë vendin e parë në Festivalin Botëror të Folklorit në Bullgari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 07:32
Ansambli “Shqiponja” nga Tuzi fitoi vendin e parë në Festivalin Botëror të Folklorit, i cili u zhvillua në Bullgari.Në mesin e 400 grupeve ansamblesh nga e gjithë bota, “Shqiponja” të fituan medaljen e Artë në folklorin burimorë autokton, World Cup Veliko Tarnovo – Bullgaria 2016, transmeton Malësia.Është ky një tregues se kultura dhe folklori shqiptarë janë të pasura dhe të veçanta, interpretimin e të cilit më së miri e dëshmoi edhe medalja e artë për Shqiponjat tona.Ne i urojmë dhe i falënderojmë për përfaqësimin kaq të denjë.Në ditët e ardhshme, do të publikojmë një reportazh më të gjerë.
