Grabitet argjendaria e policit të burgut të Fushë-Krujës, 40 metër larg komisariatit

Një dyqan që shërbente si argjendari dhe këmbim valute është grabitur me thyerje pak pas mesnate në qytetin e Fushë Krujës. Ndonëse dyqani ndodhet vetem 40 metra mga stacioni i policise se Fushë Krujës, grabitësit kanë mundur të kryejnë vjedhjen, duke thyer derën në pjesën anësore të dyqanit, duke marrë të pashqetësuar një sasi të konsiderueshme valute dhe buzhuteri.Grabitësit ende të paidentifikuar, sipas burimeve të policisë kanë shembur më pas murin e pasëm të dyqanit me tulla dhe kanë arritur të ikin.Dyqani i grabitur është në pronësi të shtetasit Shyqyri Shehu, efektiv policie në burgun e Fushë Krujës. Ky i fundit ka bërë të ditur se nuk ka konflikte personale me askënd.[caption id="attachment_754887" align="alignnone" width="619"]Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_754892" align="alignnone" width="759"]Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_754893" align="alignnone" width="629"]Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë[/caption][caption id="attachment_754894" align="alignnone" width="631"]Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë Ne foto: Grabitja në Fushë- Krujë[/caption]