Hetimi për CEZ, dokumentacioni i administrimit nga komisioni hetimor përplas palët

Dokumentacioni që do të administrohet nga Komisioni i Posacëm Parlamentar për hetimin e shtetëzimit të kompanisë CEZ Shpërndarje ka përplasur palët në mbledhjen radhës.Demokratët kërkojnë informacion për periudhën korrik 2014-dhjetor 2015 për korrespondencën mes ministrisë së Energjisë dhe studios juridike ndërkombëtare, që asistoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Por, socialistët kundërshtuan kërkesën, me argumentin se del jashtë çështjes së hetimit.Vasilika Hysi: Njihen publikisht korrespondenca e avokatit pasi parlamenti e ka miratuar marrëveshjen dhe ai e ka mbyllur punën me Shqipërinë.Gent Strazimiri: Që të gjitha janë referenca publike në Parlament të ministrave të kohës nga data që ne kërkojmë deri ditën që ne e kërkojmë.Vasilika Hysi: Është botuar në korrik të 2014. Nuk thuhet në Komisionin Hetimor dhe për bisedimet pas miratimit të marrëveshjes.Edmond Spaho: Nëse doni të mbroheni në këtë mënyrë mjerë ju.Vasilika Hysi: Unë nuk kam frikë nga hetimiEdmond Spaho: Ky lloj qëndrimi më bind më shumë që kjo është një çështje për tu hetuar.Për ta qartësuar nga ana juridike, u desh ndërhyrja e njërës prej përfaqësueseve ligjore të kuvendit.Përfaqësuesja ligjore: Çdo anëtari i komisionit mund të bëjë kërkesë për prova, sesa hyn pastaj shqyrtimi i objektit nxjerrjes së konkluzioneve ajo është pjesë e shqyrtimit.Mosdakordësi pati dhe për planin paraprak të hetimit.Vasilika Hysi: Nëse ne nuk votojmë, nuk marrim një vendim dhe votojmë për planin e hetimit, ne nuk fillojmë dot hetimin.Edmond Spaho: Plani paraprak paraqet pozicionin tonë dhe e shpall kryetari. Pas planit paraprak të hetimit do të nisim shkresat për të mbledhur materialet nga institucionet.Mbledhja e radhës e komisionit do të zhvillohet ditën e premte në orën 9./Oranews.tv/