I dyshuari për vrasjen e nënës skoceze kapet në anijen me emigrantë shqiptarë

Një person në kërkim, i akuzuar për vrasjen e një nëne skoceze në Spanjë u arrëstua të mërkurën në një anijë në West Sussex, në Angli ku ndodheshin 17 persona, të cilët dyshohet se ishin emigrant të paligjshëm shqiptarë, shkruan “The Times”50-vjeçari britanik, i cili kishte udhëtuar nga Franca, u arrestua nga policia në zonën e Chichester Marina.Autoritetet spanjolle kishin lëshuar më parë një urdhër arresti evropian për të, në lidhje me zhdukjen e Lisa Brown, e cili u zhduk nga shtëpia e saj në afërsi të Gjibraltarit në nëntor dhe supozohet të ketë vdekur.I dyshuari për zhdukjen dhe vrasjen e saj mendohet të jetë i njohur me të dashurin e zonjës Brown, 33 vjeçarin Simon Corner.