Ngacmonte 44-vjeçaren në ashensorin e pallatit, arrestohet i moshuari

Një 71-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ngacmuar në ashensor një grua 44-vjeçare. Sipas policisë i moshuari, Bashkim A., e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme gruan.“Më datë 25.05.2016, u arrestua shtetasi Bashkim A., 71 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën "Muhamed Deliu", në ashensorin e pallatit ka ngacmuar seksualisht si dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur shtetasen E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë. Parashikuar nga Nenet 108/a dhe121/a të Kodit Penal.”, sqaron policía.