Pezullohen katër policët bashkiakë, i sekuestruan karrocën e kokoshkave gruas

Pas publikimit në media të një videoje, ku disa punonjës të Policisë Bashkiake shfaqen duke i sekuestruar karrocën një shitëseje ambulante, kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës ka pezulluar menjëherë nga detyra 4 inspektorët që ishin në detyrë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes në fjalë.Në videon e publikuar në rrjete sociale, duket gruaja që pasi i marrin makinën e kokoshkave, kalon një gjendje të fikti."Sot do të blinte ilaçet me lekët që do mblidhte nga kokoshkat që mezi i shiste. E kishte recetën në xhep. Erdhi shteti, ai i fuqishmi me muskuj, me dy fuoristrada, me një karrotrec, me katër policë dhe i mori jetën për pak. Dëgjo Erion Veliaj ... dëgjoje. Kjo mund të ishte nëna juaj, nëse në jetë do të kishit pasur pak fat. Dëgjoje! Thojini edhe kësaj se po sillet si shqiptare ... tregojani ... reformat .... Dëgjojeni njerëz ... dëgjojeni. Nëse nuk e refuzoni këtë model në këtë pozicion mund të jetë secili prej nesh nesër! Boll!!!", shkruan në Fb Nisma Thurje.