DASH për Clinton: Nuk ka zbatuar rregullat si sekretare e shtetit
Kandidatja demokrate për presidente në SHBA Hillary Clinton nuk ka zbatuar rregullat e departamentit të shtetit në lidhje me përdorimin e adresës private elektronike në çështjen e shumëpërfolur të e-maileve. Ky është konkuzionin i Inspektorit të Përgjithshëm në departamentin e shtetit."Minimumi që duhet të bënte është të dorëzonte të gjitha e-mailet që kishin lidhje me çështjet e departamentit, përpara se të largohej nga detyra si sekretare e shtetit amerikan, por ajo nuk e bëri këtë duke mos respektuar rregullat e brendshme "- shkruhej në raportin e inspektorit.Në këtë raport gjithashtu shkruhej se sekretari aktual i shteti John Kerry, por edhe paraardhësit e Clinton në këtë post Collin Powell dhe Condoleca Rice u morën në pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që vetë kandidatja për president nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara inspektorit të përgjithshëm.Clinton është kritkuar ashpër për përdorimin e adresës personale elektronike për cështje pune në periudhën kur shërbente si sekretare e shtetit amerikan, pra nga viti 2009 deri në vitin 2013.Byroja Federale po heton nëse Clinton ka thyer apo jo ligjin në momentin kur ka përdorur serverin e shtetit nga banesa e saj./Oranews.tv/