Në ‘gjumë’ për 400 vite, vullkani shpërthen dhe shkakton viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2016, 20:32
Shtatë persona gjetën vdekjen pas shpërthimit të një vullkani në Indonezinë perëndimore. Shpërthimi shkaktoi një re hiri vullkanik 3 km në qiell.Viktimat janë fshatarët aty pranë. Zona është shpallur e pasigurt.Vullkani është ende aktiv këtë të diel duke penguar kështu operacionet e shpërthimit. Më shumë se një duzinë njerëz u vranë kur vullkani shpërtheu në vitin 2014, shkruan BBC.Vullkani ka shpërthyer edhe në vitin 2010, teksa ishte në “gjumë” për 400 vite. Ekipet e shpëtimit janë ende në zonë, duke kërkuar për më shumë viktima që mund të jenë vrarë ose të djegur nga gazi dhe retë e nxehta të tymit.