PD: Të largohet kryebashkiaku i Krujës, Bushi i sfidon: Çështja deri në Strasburg!

Kryetari i Bashkisë së Krujës ka reaguar pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Artur Bushi është shprehur i gatshëm që të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se është dënuar për ndonjë vepër penale apo nëse rezulton se ka ndryshuar identitet.Në formular Kryetari i bashkisë së Krujës deklaron se është ndaluar në vitin 1996 dhe është arrestuar në 2010 por pas hetimeve ka dal i pafajshëm.Bushi: Në dëshminë e penalitetit të shtetit stalian jam shtetas i padënuar as edhe 1 ditë me vendim gjykate. Pas verifikimit që do bëhet nga institucionet përkatëse nëse me çdo lloj identiteti del se unë kam qenë vetëm një herë të vetme i dënuar apo i hetuar për vepra penale atëherë unë do jap dorëheqjen. Nëse pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve del se unë kam pasur identitet tjetër, prapë jam i gatshëm te jap dorëheqjen. Ky reagim ka ardhur disa orë pas protestës së zhvilluar përpara bashkisë së Krujës nga sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka kërkuar një hetim të plotë për Artur Bushin.Salianji: Çlirimi i institucioneve nga krimi është një emergjencë kombëtare dhe flirtimi dhe mbarsja e Ramës me persona kriminalë i ka ardhur fundi me ligjin e dekriminalizimit.Ndërkohë në lidhje me formularët e dekriminalizimit ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili ka sqaruar pse rezulton i dënuar në Itali me 2 vite burg të pezulluar.Kapllanaj është ndaluar pasi makina që kishte blerë rezultoi me dokumente të falsifikuara.Kapllanaj pranon se është përgjegjësi e tij që nuk ka ndjekur procedurën gjyqësore dhe shprehet se është i gatshëm të mbajë çfarëdo mase, ligjore dhe morale./Ora News/