Rritet sipërfaqja me sera, mbizotërojnë luleshtrydhet dhe manaferrat
Pas mbjelljes së perimeve fermerët e Fierit po mundohen që të kultivojnë ato prodhime që janë më të kërkuara në treg.Gjatë këtij viti konstatohet se sipërfaqja e serave në këtë zonë shkon deri në 210 hektarë dhe risi është se po i kushtohet vëmendje kultivimit të Luleshtrydheve dhe manaferrave.Rritja e sipërfaqeve me sera ka ndikuar në rritjen edhe në sasinë e eksporteve të produkteve bujqësore .Vetëm për këtë 4 mujor të parë të këtij viti shënohen rreth 17 mijë ton produkte bujqësore fruta dhe perime.Drejtuesi i shërbimit këshillimor në Drejtorinë e Bujqësisë Rajonale në Fier Muhamet Baboçi, shprehet se në produktet që ekportohen peshën më të madhe e zënë domatet, kastravecat si dhe luleshtrydhet.Baboçi: Ne mendojmë që kjo rritje e prodhimeve për eksport, vjen si shkak i rritjes në përgjithësi të perimeve, veçanërisht perimeve në ambientet e mbrojtura. Vetëm në rrethin e Fierit ka një rritje të konsiderueshme të sipërfaqes me sera, me rreth 210 hektarë, nga të cilat 145 ha janë me perime dhe 65 ha janë me luleshtrydhe dhe manaferra. Vendet kryesore ku Shqipëria eksporton janë vendet e rajonit por këtë vit ka nisur eksporti edhe në disa vende të BE-së si Belgjika, Franca, Danimarka dhe Norvegjia./Ora News/