FOTO/ Këto janë forcat shqiptare më të “frikshme” në NATO!
Në Samitin e Uellsit, NATO-ja ka vendosur të krijojë edhe Task Forcën e Gatishmërisë Shumë të Lartë (The Very High Readiness Joint Task Force).Me anë të një statusi në Facebook, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën me dije se kompania e parë e batalionit të 2-të të këmbësorisë (k1b2k) të Forcave tona të Armatosura është pjesë e kësaj brigade shumëkombëshe që përbëhet nga rreth 5000 mijë trupa.“Nga vetë emri, detyra e kësaj brigade është të vihet në lëvizje në çdo kohë dhe kudo. Por kjo nuk bëhet me fjalë. Për këtë qëllim marrim pjesë në stërvitjen “Brilliant Jump 2016” në Poloni, përkrah aleatëve tanë britanikë, spanjollë dhe polakë”, shkruan ministrja.
Aktualisht, rreth 1500 ushtarë të NATO-së po zhvillojnë një stërvitje në Poloni, e cila ka nisur më 17 maj dhe do të përfundojë më 27 maj.Atje marrin pjesë ushtarë nga Mbretëria e Bashkuara, Spanja dhe vende të tjera. “Jump Brilliant 2016”, është stërvitja e tretë në serinë e stërvitjeve të mbajtura këtë vit në Poloni.
/Ora News/