Shkodranja vdes në aksident tragjik. Ajo që ndodhi më pas është edhe më e rëndë për familjen
Një vajzë nga Shkodra e quajtur Rajmonda Lakaj ndërroi jetë në mënyrë tragjike në një aksident në Itali më datë 6 të këtij muaji.29 vjeçarja u përplas fort me automjetin e saj teksa po shkonte në punë mëngjesin e asaj dite në komunën Quarrata në provincën e Pistoias.Pas aksidentit të rëndë, familjarët e saj nisën përpjekjet për kthimin e kufomës në atdhe për t’i kryer kështu ritet e fundit në qytetin e saj. Familjes ju desh të kalonte formalitetet ligjore dhe burokracitë e shumta për marrjen e arkivolit.Ishte xhaxhai i të resë ai që u kujdes për të gjithë dokumentacionin. Por, tragjedia u thellua pasi me të mbërritur avioni në Rinas, punonjësit e aeroportit kanë konstatuar se kufoma nuk i përkiste Rajmondës, por një vajze marokene, e cila ndoshta mund të kishte ndërruar jetë në Itali.Gabimi fatal është bërë nga autoritetet italiane, duke krijuar edhe shumë probleme për familje Lakaj nga Shkodra. Funerali i saj ishte përcaktuar nga familja, por ngatërrimi i kufomës u diktuan që të shtynin sërish.Xhaxhai i vajzës nuk e di se pse ka ndodhur një ngjarje e tillë kaq e rëndë dhe e gjithë familja është prekur për rastin. Sipas faqes italiane “Lanazione”, kjo e ka shtuar trishtimin në familjen e Rajmondës dhe veçanërisht të nënës së saj./Ora News/