E rrallë/ Papa Françesku përshëndet qytetarët e Beratit për një arsye të fortë!
Mund të cilësohet rasti i rrallë kur Papa Françesku përshëndet në mënyrë të veçantë një grup qytetarësh nga Berati i Shqipërisë.Në meshën e kësaj të diele, Papa përshëndeti edhe besimtarët ortodoksë të Mitropolisë së Beratit “për dëshminë e tyre ekumenike”. Fjala “ecumenik” nënkupton unitetin dhe dialogun me fetë e tjera.Lajmi bëhet i ditur Radio Vatikani, sipas të cilës thelbi i predikimit të Papa Françesku këtë të diel nga sheshi “Shën Pjetër” ishte kriza humanitare, duke bërë thirrje për angazhim, bashkim dhe mëshirë, veçanërisht ndaj njerëzve që janë të 'plagosur' nga padrejtësitë, shtypja, urrejtja dhe lakmia.Lutja e tij e veçantë ishte për samitin e Stambollit që pritet të zhvillohet të hënën, që është Samiti i Parë Humanitar Botëror, ku do të marrë pjesë edhe një delegacioni nga Vatikani, i kryesuar nga sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, i cili tashmë ka fluturuar me avion drejt Turqisë.“Ditën e hënë do të zhvillohet samiti i parë botëror dedikuar çështjeve humanitare, për të reflektuar mbi masat që duhen marrë për të zgjidhur situatat dramatike të shkaktuara nga konfliktet, problemet e mjedisit dhe varfëria e tejskajshme, shkruan Top channel. Ne lutemi sot për të shpëtuar jetën e çdo qenieje njerëzore, pa përjashtim, sidomos të personave të pafajshëm dhe atyre që janë të pambrojtur”, tha Papa Françesku./Ora News/