FRESSH VOICE, Majko: Jo gjithçka varet nga kjo garë, Spiropali: Ndershmëria, politika më e mirë
Gara e Fresh Voice ka mbërritur në Shkodër, ku të rinjtë socilistë kane prezantuar projektet e tyre për të qenë lider të së nesërmes. Deputeti Pandeli Majko, anëtar i jurisë tha se jo gjithçka varet nga ky konkurs, ndërsa anëtarja tjetër e jurisë, Elisa Spiropali u dha këshillë një shprehje të Linkoln, se ndershmëria është politika më e mirë.Fushata e anëtarësimeve dhe përzgjedhjes së strukturave të reja drejtuese në, FRESSH ka zbirtur në Shkodër. Të rinjtë që aspirojnë të jenë lider të së nesërmes kanë prezantuar para jurisë së përbërë nga Pandeli Mjako, Elisa Spiropali, Gazmend Paja dhe Arlinda Dudaj idetë e tyre që nuk lidhen vetëm më politikën.Për të larguar paksa emicionet e të rinjve, Majko e nisi komunikimin me një batutë.Majko: Burri është nga fshati i gruas, si dhëndër Shkodre jam dyfish i emocionuar.Përmes këtyre konkurseve do të përzgjidhen më të mirët ndër të rinjtë socialiste, por deputeti Majko tha se jo gjithçka varet nga kjo garë.Majko: Jemi një juri, por nuk jemi ata që do t’iu gjykojmë në mënyrën më tëplotë të mundshme, vleni apo nuk vleni. Sepse ky është një gjykim që nuk i takon 20 minutave që do të dalë 20 min e konkurrentëve. Jeta është e gjatë dhe gjithësecili e ka veten në dorë.Ndërsa sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali u përcolli këtë mesazh të rinjve.Spiropali: Ndershmëria është politika më e mirë. Kështu që në fund fare ata politikanët më të lartët që kanë arritur gjëra i kanë bërë sigurisht me mjete jo aq legjitimi, por qëllimet kanë qenë të drejta.Rrugëtimi i FRESSH VOICE do të shtrihet në gjithë Shqipërinë.