Plazhet do të jepen me qera nga bashkitë, monitorimi nga AKB

Këtë sezon veror Plazhet do të jepen me qera nga pushteti vendor. Subjektët të cilat duan të përfitojë duhet që më parë të plotësojnë një sërë kushtesh.Kontratën subjektet e lidhin me bashkinë dhe më pas zbatimi i saj do të monitorohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.Ardit Çollaku: Është një vendim qeveria që rregullon mënyrën si jepet, është një detyrë që i ngelet dhe që bën bashkinë të marrë masat e duhur. Do ketë edhe një risi të re pasi do jetë ministria përgjegjëse për Turizimin me Agjencinë e Bregdetit që do të mbledhi kontratat që njësitë vendore do të bjnë me individët përkatës.Këshilli i Ministrave pak ditë më parë ka miratuar edhe vendimin e heqjes së vizave për shtetasit nga Arabia Saudite, Katari, Omani, Rusia, Gjeorgjia, Bjellorusia për periudhën 15 maj deri më 1 nëntor 2016.Sipas drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Truzmit Ardit Collaku  Synimi është rritja e numrit të turistëve të cilët vinë për të vizituar vendin tonë:Ardit Çollaku: Udhëtimi pa vizi parashikohet të jetë në të gjitha pikat doganore kufitare që prekin Shqipërinë. Me Rusinë ne patëm disa kontakte duke filluar nga muaji mars i këtij viti. Një ndër pikat kryesore që ata cilësonin ishte se Shqipëria nuk preket nga flukset e emigrantëve ose nga kanalet e meigrantëve që kalojnë nga shtetet europiane. Vitin e ardhshëm ky regjim mund të shtohet edhe në ndonjë shtet tjetër.Pak ditë më parë në aerooportin “Nënë Tereza” mbërriti edhe charteri i parë me 80 turistët nga Ukraina, ndërsa sipas ministrisë së Ekonomisë pritet që në ditët në vijim të shtohet numri i turistëve.