Ishin kthyer në tmerrin e kazinove në Breshia, dënohen dy shqiptarët dhe italiani
Tre grabitës serialë, dy prej të cilëve shqiptarë, 50 dhe 24 vjeç, janë dënuar nga drejtësia italiane.Mediat e vendit fqinj, bëjnë me dije se dy shqiptarët, përkatësisht Gëzim Hasani dhe Ervis Senja dhe një shtetas nga Pulia, i quajtur Salvatore Ambriola, 28 vjeçar, janë dënuar me nga 4 vite e 4 muaj burg si dhe pesë vite burg.Ata u arrestuan në qershor të vitit të shkuar, pas grabitjeve të shumta në rajonin e Breshias dhe që prej atëherë kanë qëndruar prapa hekurave.Nga muaji maj deri në qershor 2015, ata shkaktonin terror në sallonet e lojërave të fatit në Provincën e Breshias. Ata kanë kryer tetë grabitje me një shumë prej 30 mijë eurosh në total.Rasti i parë u regjistrua më 3 maj, ku hynë në “Leogaming Rovato” me armë dhe të maskuar, duke grabitur 2800 euro. Dy javë më vonë, grabitën një tjetër kazino duke marrë 800 euro.Në një grabitje tjetër më 27 maj, ata arritën të merrnin 3 300 euro. Më 30 maj, ata grabitën një bar duke marrë 1500 euro. Më pas, ata plaçkitën një familje duke marrë 2800 euro./Ora News/