Holanda akomodon emigrantët në burgje!
Holanda nuk ka aq të burgosur sa për të mbushur të gjitha ambientet e posaçme për to. Numri i të dënuarve ka pësuar rënie jo të vogël vitet e fundit, duke shkaktuar dhoma të tëra të mbetura bosh e për pasojë edhe më pak të punësuar.Dhjetëra institucione janë mbyllur vitet e fundit për shkak të rënies së krimit në vend. Përballë kësaj situate, autoritetet kanë menduar që t’i shfrytëzojnë burgjet e tyre duke akomoduar emigrantë.Sigurisht, këta të fundit nuk cilësohen të burgosur janë të lirë të dalin sa herë të duan jashtë. Agjencitë qeveritare po fusin në ambientet e burgjeve emigrantët që kërkojnë azil.Numri i emigrantëve ka filluar të rritet, dhe më shumë se 50.000 kanë hyrë në Holandë vetëm vitin e kaluar, thotë Agjencia Qendrore për strehimin e azilkërkuesve (COA).