Shtyhet afati për hapjen e akseve të Unazes së Vogël, shkak gjyqi me pronarët
Bashkia e Tiranës bëri me dije se afatet për hapjen e akseve të Unazes së Vogel do të shtyhen për pak ditë dhe kjo vjen për shkak të procesve gjyqësore midis bashkisë dhe subjekteve që do i shembet objekti.Për nënkryetarin Arbian Mazniku pavarësisht pengesave, Bashkia e Tiranës është e vendosur që të gjeje zgjidhjet e duhura në mënyrë që edhe ky segment i Unazës të hapet për makinat dhe të mundësohet kështu nisja e punimeve të sheshit “Skënderbej”.Mazniku: Ka sjellë një vonësë të vogël prej disa javësh. Ne besojmë që në ditët në vijom kjo çështje do të mbyllet dhe të kemi mundësi që unazën ta mbarojmë sëshpejti. Pjesë e aspiratës tonë ka qenë që të hapim fillimisht plotësisht unazën dhe më pas të hapim punimet për sheshin. Por do të kemi mundësi që ta zgjidhim shumë shpejt.Deklaratat e tij nënkryetari i bashkisë i bëri gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të ditës pa makina ku deklaroi se deri në nisjen e punimeve të sheshit “Skënderbej” Bashkia e Tiranës ka vendosur që çdo ditë e diele të jetë pa makina për qendrën e qytetit dhe një pjesë e bulevardit.