“Vrasës dhe terroristë nga Turqia dhe Shqipëria në Britani”
Në Britaninë e Madhe “vlon” debati në lidhje me daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.Kryeministri David Cameron hodhi poshtë pretendimet e një prej ministrave të tij se Britania nuk do të kishte veton e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.Kryeministri i cilësoi si “mashtruese” dhe “absolutisht të gabuara” pretendimet e një prej ministreve e radhitur në krahut e Brexit, pro daljes së vendit nga BE-ja.Ministrja e Forcave të Armatosura Penny Mordaunt, ka deklaruar se gangsterë, vrasës dhe terroristë do të shkojnë në Britani nga Turqia dhe Shqipëria, nëse ajo qëndron në bllokun e BE-së.Megjithëse kanë kundërshti për këtë çështje, kryeministri vlerëson punën e ministres në krye të ushtrisë së vendit.Duke u përqendruar tek Turqia, kryeministri Cameron sipas “Sky News”, thotë se ky vend është ende shumë larg anëtarësimit në BE.“Ata aplikuan për anëtarësim në vitin 1987. Me nivelit aktual të progresit, me siguri ata do të bashkohen në BE në vitin 3000 sipas parashikimeve të fundit”, thekson ai./Ora News/