Banorët e rrugës transballkanike në protestë, të hënën duhet të braktisin banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2016, 17:51
E hëna është dhe afati i fundit për banorët e transballkanikes për të braktisur banesat e tyre.Kanë protestuar vazhdimisht dhe të njëjtën gjë bënë edhe këtë të diel. Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar vlerësim te drejte dhe një zgjidhje emergjente për strehimin e tyre. Duke i bërë serish thirrje kreut të bashkisë por edhe kryeministrit, banorët kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre edhe nëse rrezikojnë jetën.Banorë: Në çfarë vendi të botës të nxjerrin nga shtëpitë? Asnjëri nuk del nga shtëpitë. Le të na nxjerrin të vdekur.-Nuk dimë ku të përplasim kokën.Nga projekti i ndërtimit të rrugës transballkanike në Vlorë, preken me dhjetëra familje ndërkohë projekti ende nuk është publikuar./Ora News/