Kujdes! Kjo është kuzhina ku minjtë "gatuajnë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2016, 18:36
Një video e cila është shfaqur ditët e fundit në youtube dhe në rrjetet sociale tregon një turmë minjsh të cilët qarkullojnë në ambientet e një kuzhine.Në video duket një moment kur një person futet në kuzhinë dhe ndez dritën, e papritmas shfaqet turmë e minjve të mëdhenj. Ata vrapojnë njëri pas tjetrit, duke u ngjitur në një shtyllë e duke ui futur në një vrimë në tavan.Mendohet se vidoja është xhiruar në Kaliforni, por nuk dihet për cilin restorant është fjala.Kjo video e cila është hedhur në youtube në datën 15 maj ka marrë mbi 1.2 milionë klikime.