Pas fitores, Idrizi shtrëngon duart me kandidatin rival Halili
Me këtë shtrëngim duarsh është përmbyllur gara mes Shpëtim Idrizit dhe Halit Hysenit për kryesimin e PDIU, ku anëtarësia zgjodhi të rikonfirmojë kryetarin aktual Idrizi.Idrizi: Unë e falenderoj zotin Halili për pjesëmarrjen në garë, që e pasuroi historinë e partisë tonë me profilin e tij, me idetë dhe platformën e tij.Halili: Partia e dha fjalën e saj, e mori vendimin e saj dhe zgjidhi kryetarin e saj. Partia analizoi aktivitetin e tij, arritjen dhe natyrshëm bëri zgjidhjen që i i bindem jo vetëm unë, por duhet ta mbështesim të gjithë.Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se bashkimi komëbtar dhe zgjidhja e çështjes çame do të vijojnë të jenë udhërrefyes i drejtimit të partisë prej tij.Idrizi: Unë zotohem para jush se bashkimi kombëtar do të jetë ylli jonë polar dhe do të qëndrojë e pandryshueshme në politikën e PDIU. Zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur derisa të kemi frymë, se amanetin nuk e tret as dheu.Në zgjedhjet që u mbajtën një ditë ma parë Idrizi mori 72.4 përiqnd të votave të anëtarësisë përkundrejt 27.5 që mori Hyseni. Nga 24 mijë anëtarë të PDIU, në zgjedhje morën pjesë 19634 persona.